Studentët e Akademisë së Sigurisë po bëhen gati për protesta.
Në akademinë e Sigurisë studiojnë edhe oficerët të cilët kanë nisur një organizim për t’ju bashkuar protestës së studentëve edhe pse me ligj protestat janë të ndaluar për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Arsyeja se pse duan t’i bashkohen protestës lidhet me përgjysmimin e pagave. Më herët, për këtë ata kanë hedhur në gjyq edhe drejtorin e Policisë Ardi Veliun.
Ata paguheshin 500 mijë lekë të vjetra ndërkohë që paga e tyre tanimë është 250 mijë lekë. Ata pretendojnë se është keqinterpretuar VKM dhe nuk është zbatuar procedura