Nuk po protestohet vetëm në Tiranë nga studentët, por edhe në qytete të tjera të vendit. Sot në mbrëmje banorë të Kavajës kanë bllokuar rrugën Kavajë-Rrogozhinë. Ata kërkojnë ulje të çmimit të naftës. Burime thonë se drejt këtij qyteti janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të zhbllokuar rrugën. Protesta tē ngjashme pati edhe në Shkodër e Lezhë.