Protesta e studentëve pritet të kulmojë sot me pjesmarrjen më masive në ditën e gjashtë të rezistencës së tyre para Ministrisë së Arsimit.
Mbledhja e tyre do të nisë nga Fakultete respektive nga ora 08:30 për të marshuar më pas të gjithë së bashku drejt Ministrisë.
Studentët janë shprehur se sot do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.
Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.


 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





