19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, që dyshohet se ka vrarë studenten Eleni Topaludhi në Rodos ka rënë viktimë e rrahjes brenda burgut të Avlonës.
Të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me sharje dhe ofendime ndaj të riut shqiptar dhe më pas filluan ta godasin.
Videot e dhunës në qeli janë shpërndarë nga mediat greke.
I riu shqiptar më pas është dërguar në qendrën shëndetësore dhe më pas në spitalin "Evangelismos".
Duke folur këtë mëngjes, drejtorja e spitalit tha se i riu shqiptar u paraqit të hënën pasdite në spital. Pasi iu nënshtrua të gjitha kontrolleve ai u dërguar sërish në burg.
"Ai u rrah. Por, nga kontrolli i tij rezultoi se nuk ka lëndime të mëdha, përndryshe do të shtrohej në spital ".