Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryebushat, në aksin që lidh qytetin e Shkodrës me Bushatin.
Viktimë e këtij aksidenti mësohet se ka qenë një grua, Shpresa Shima, e cila ka qenë këmbësore. Nuk dihen ende rrethanat e tjera të këtij aksidenti.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policise:
nformacion Paraprak
Më datë 11.12.2018, në orën 08:30, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, Vau Dejës, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Mercedez-Benz, me targë AA908LZ, i drejtuar nga shtetësja A. V. 38 vjeçe banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. Sh. 46 vjeçe, banuese në Bushat e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesja e mjetit është në vendngjarje dhe po shoqërohet në ambientet e D. V. P. Shkoder për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.