Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka reaguar ditën e sotme pas protestës së madhe që po zhvillohet nga studentët para Ministrisë së Arsimit.
Përmes një status në Facebook, Luan Rama thotë se kryeministri Edi Rama është një hipokrit dhe frikacak.
Statusi:
Hipokrit dhe frikacak!
Studentët kanë tre vjet që protestojnë, po askush nuk i dëgjoi, askush nuk i pyeti!
Dhe kur u mblodhën sërish disa ditë më parë, Kryeministri i quajti ngelës, u tall dhe qeshi me ta!
Ndërsa sot “ngelësit” i fton për dialog, iu kërkon urë komunikimi me qeverinë e tij!
Hipokrit dhe frikacak!