Në maj të vitit 2015 gjykata e Korçës, dënoi me një vit e gjysmë burg Andrea Halilin, njeriun që i hapte derën e veturës, ministres së arsimit Lindita Nikolla. Ai u dënua për ushtrim të ndikimit të paligjshëm mbi zyrtarët pasi kishte marrë para për të punësuar një person në drejtorinë arsimore të Korçës.
Kjo ka shkaktuar replika në parlament. Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi e akuzoi në atë kohë ministren se ishte ajo që i merrte këto para. Nikolla e paditi Blushin, për shpifje, por më pas nuk dihet si përfundoi çështja në gjykatë.