Në të ashtuquajturën letër që kryeministri, Edi Rama, u dërgoi nëpërmjet Facebook paraditen e sotme studentëve në mënyrë djallëzore dilte në përfundimin se ata nuk ishin shumica. por një pakicë.
“Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s'doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju”, shkrunate Rama.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve pas kësaj deklarate që është jo vetëm mashtrim, por edhe injoruese pasi tashmë auditor në gjithë vendin janë zhvendosur në rrugë dhe sheshe.
Nëpërmjet një pankarte ata i kanë kujtuar Edi Ramës, se çfarë thoshte Ramiz Alia për të njëjtën situatë në Dhjetor 1990.
“Janë thjeshtë një tufë me studentë të pakënaqur. Çështë më e keqja që mund të ndodhë?”, citojnë Alinë e 28 viteve më parë studentët e vitit 2018.
Mesazhi është i qartë; Po flet dhe po vepron si Ramiz Alia në vitin 1990, por tashmë dihet se cili ishte fundi...