Dita e sotme e protestës së studentëve, ka pasur një zhvillim cilësor. Përveçse pjesëmarrjes teje masive, qindra u janë bashkëngjitur edhe qindra qytetarë. Ndërkohë në orën 16.00 kur edhe mbyllet afati që i është dhënë kryeministrit Edi Rama që të plotësojë 8 kërkesat e tyre, pritet që përkrahja e kryeqytetasve të jetë edhe më e madhe. Sot mes studentëve kishte shumë qytetarë që shpërndanin ujë e ushqime kurse emisioni “Opinion” ka publikuar edhe një mesazh të veçantë nga një zonjë, që e dërgoi ndërkohë që studentët flisnin në studio natën mbrëmshme. Ajo thotë se është e gatshme të hapë edhe dyert e shtëpisë, në përkrahje të studentëve.
“Unë jam një nënë dhe jetoj me djalin e vajzën në shtëpi. Kemi 3 vite që jemi kthyer nga Italia dhe kemi shtëpinë në Tiranë tek rruga “Muhamet Gjollesha”. Kemi 2 ditë që e diskutojmë dhe kemi vendosur që t’ju vijmë në ndihmë të rinjve që duan të protestojnë. Ne kemi vende të lira për 4 persona ku të flenë dhe ushqim.
Dashtë Zoti i madh dhe protestojnë dhe nxjerrin të drejtat se bota kështu është zhvilluar dhe ka ecur përpara nëpërmjet të rinjve. Kushdo student që ka nevojë derën tonë të shtëpisë e ka të hapur sepse protestojnë në të mirë të vendit, familjes dhe shoqërisë”, shkruan Adela Luadhi.