Nga Bujar Vreto
Qe Rama është dezimformues, manipulator dhe hipnotizues i opinionit publik ketë e dine te gjithë por te sillet si kopil pa kapote e provoi sonte me skenaristin Taulant ne TOP SHOW ku përballë kishte një mashtrues, gjasme është student dhe drejtues i FRPD-se ne Librazhd (sa turp).
Me thënë te drejtën e kam ndot te shkruaj për këtë peme pa kokrra për këtë njeri qe punën e vetme ne jete ka mashtrimin duke fituar eksperience me kalimin e kohës ne këtë rol por me e keqja është se si përdoret nga rilindësi Taulant here pas here dhe hidhet ne rruge si lecke dhe rimerret përsëri kur i duhet mjeshtërit te sajesave njeriut me halucinacione për drejtuesit e PDSH-se.
Unë deklaroj me përgjegjësi te plote si Kryetar i Degës te PD-se por dhe si një bashkudhëtar i demokrateve nga themelimi se ky i përdoruri si mbetje nuk ka qene kurrë drejtues i FRPD-se te Librazhdit as dhe i fshatit Librazhd Katund ku ka lindur dhe banon. Ky tipi leh gjithmonë kur i duhet Taulantit apo te tretëve për një kothere duke anatemuar figurat e PD-se dhe hesht gjithmonë kur bashkëfshatarët e vet e marrin me shpulla për anomalite qe ju sjelle nëpërmjet mashtrimeve ( lexova me lart se është dashamires i pemëve me erdhi habi se aji mbarështoi një tufe me dhi por dhite pemët i shkatërruan dhe çobanet u larguan). Një pyetje kam për ketë artikullshkruesin , pse bëhesh pjese e mjeraneve apo je mjeran si te lart permendurit?! Futu tek fb i te përdorurit dhe shiko me vëmendje te gjitha postimet apo shpërndarjet e tij ka ndonjë lidhje me FRPD-ne apo është një miop i Taulantit dhe shpurës se tij?!. I kërkoj portalit qe e ka shkruar ketë qe nëse ka pak profesionalizëm dhe dinjitet kërko falje FRPD-se te Librazhdit dhe hiqe atë shkrim se studentet nuk përfaqësohen nga faqezinjtë as nga sharlatanët e përdorur qe nuk kane lexuar një libër ne jetën e vet, jo me te perfaqesojne eliten e ardhshme te vendit. Studentet e vërtetë janë vetvetja dhe do ja dalin dhe nuk do tolerojnë askënd qe përpiqet me format e sigurimit te shtetit ti manipulojnë. REALITETI ESHTE KY..
Autori është kryetari i degës PD Librazhd