Tirana kërkon përmirësimin e kushteve në konvikte, Durrësi nuk ka fare

E mërkurë, 12 December 2018 12:07

Një nga 8 kërkesat që studentët kërkojnë t'u plotësohen nga qeveria është dhe përmirësimi i kushteve në konvikte.

Por ky student nga Universiteti i Durrësit që i është bashkuar studentëve të Tiranës para Ministrisë së Arsimit thotë se në Durrës nuk ka konvikte fare.

Studenti për Ora News: Një nga 8 kërkesat është për kushtet e konvikteve. Ne jemi nga Durrësi. Sot kemi pasur provim dhe bojkotuam.Nuk kanë bojkotuar të gjitha klasat, kanë bojkotuar disa. Ne bojkotuam dhe kemi ardhur këtu një grup studentësh nga klasa jonë. Në Durrës nuk ka konvikt, rrimë në shtëpi me qira.Një nga kërkesat është tu plotësosh kushtet e konvikteve, por aty nuk ka as konvikt. Këto 8 kërkesa janë më minimalet, janë 880 të tjera që duhen plotësuar.Është bazike. Nuk ka dialog.

Lidhur me ftesën e Ramës për dialog, një student tjetër shprehet: Pasi të plotësohen 8 kërkesat, pastaj do ketë dialog.

Login to post comments