Duket se kryeministri Rama ka provuar të gjitha mënyrat për të ndalur protestën e studentëve, qoftë edhe duke marrë vetë personalisht pedagogët që kanë mbështetur protestën.
Është pedagogia Ilirjana Kuçana e cila ka bërë të ditur për ‘Faxweb.al’ se kryeministri e ka telefonuar para dy ditësh dhe është përpjekur ta intimidojë.
Kuçana tha se Rama e ka telefonuar për 10 minuta dhe e ka pyetur se me kë ishte “Me kë je, Lulin? Më kërkoi dialog. Por i them dialogu është në dy sheshe”, deklaroi ajo, t’i ketë thënë Rama.
“Nuk më intimidon dot as kryeministri as askush tjetër. Jam këtu për mrojtjen e Kauzës së studentëve që vajza ime të rritet në Shqipëri. Nuk vij për pushtet por shtet ligjor. Nese do kisha dashur do isha përfshirë me kohë por kam qëndruar mbrëme deri në 1”, u shpreh ajo.
Ndërsa theksoi se as kryeministri dhe askush tjetër nuk e intimidon atë, sipas saj nëse partitë politike duan të mbështesin protestën e studentëve, deputetët duhet të lënë mandatet e tyre.