Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë

E mërkurë, 12 December 2018 16:20

Nga Rugova Dunisha

Kalendari i Ramës ka filluar të heqë faqet e fundit. Mesa duket, Rama këtë vit do ta hajë gjelin të pazier, por të marinuar mirë me shuplakat e studentëve. Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë. Kështu do thoshte populli në këtë rast, kur qetësia prej “pashai” i është prishur.

Arroganca dhe ofendimin ndaj masës së gjërë ka arritur pikën kulmore. Vetëm delet mund të jenë indiferente ndaj retorikës së Ramës. Ai shan barinjtë, tall shoferët, ngacmon punëtorët , ofendon veriorët, ironizon studentët. Ka më keq se kaq? Një kryeministër vulgar dhe me një zhargon prej rrugaçi, tallet hapurazi me inteligjencën e shqiptarve. Skandaloze, por edhe më superskandal është SHOW i KM tek Dudushi. Nëse do ishte njeri me mend, nuk do luante kurrë me ndjenjat sublime të popullit. Instrumentet e propagadës së Ramës janë aq regjizorialë, sa që farsa bën “MU”, realiteti nuk është teatri që Rama na servir .

Kryeministri është mësuar të “batutizojë” çdo situatë, duke dashur të krijojë një lloj iluzioni “Hitlerian” tek masa, “shaj se të duan më shumë”. Kryeministi gabon rëndë nëse vazhdon e ëndërron të na iluminojë me retorikën e tij prej “Moisiu”. Vallë a e mendon seriozisht KM shembjen e teatrit, si rilindjen e teatrit të tij suprem, ku me regji të Fugës do të verë në skenë të gjitha shfaqet e realitet shqiptar të para me sytë e tij? Kjo do të ishte fatale, kompleksi i “shkurtabiqit” duhet ta vrasë pak ndërgjegjen e një “ vigani”. Fuga nuk sheh pertej brezit të Ramës, ndaj shfaqet e tilla janë skandaloze. FRESH-istat e gjorë , u bënë “kurban” memesh.

INTRIGA nuk të çon gjëkundi “ZOT”, ndaj zbrit me këmbë, në këtë “parajsën” që ke endur me mjeshtëri në tablonë tënde prej piktori, ku veprat do të kuptohen ndoshta pas 1000 vitesh. Zbrit e na trego se çfarë ke dashur të thuash me këtë amulli, që po na e merr frymën dita ditës. Zbrit e përgjigju realisht qytetarëve që po të thërrasin në shesh. Ju e dini mirë , ndoshta më mirë se shumëkush, që energjia e këtyre të rinjve në shesh, është eksploduese. Mos e katranos Shqipërinë pa ZOT , “ O I MADHI ZOT”

Ps: Ndjesë për fjalorin, unë nuk jam kryeministre

Modifikuar më E mërkurë, 12 December 2018 16:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...