Protesta e studentëve ka bërë që edhe gjimnazistët të ngrihen në protesta.
Pikërisht kjo gjë, ka bërë që drejtuesit e këtyre institucioneve me urdhër nga lart, të vendosin mbylljen e portave të hekurta dhe të mos i lejojnë nxënësit të dalin.
Kështu kanë bërë edhe sot në Berat.
Maturantët e Beratit donin të organizonin një protestë paqësore në mbështetje të studentëve, por sapo lajmi u mor vesh nga Drejtoria Arsimore është vendosur të bllokohet shkolla.
Nuk është bërë as pushimi i gjatë si zakonisht dhe nuk janë lejuar nxënësit të dilnin nga oborri i shkollës pasi nuk donin që ata të bashkoheshin për protestë, duke i lënë edhe pa drekë.
Por nuk ka hekura që i mban mbyllur nxënësit. Ata kanë kapërcyer hekurat rrethues dhe janë bashkuar në protesta.