Prej 8-të ditësh studentët e Shqipërisë janë duke protestuar për të drejtat e tyre.
Ata janë duke protestuar për paratë që u merren dhe që nuk u kthehen në shërbime.
Ata po protestojnë për gjendjen e mjeruar të fakulteteve e të godinave ku jetojnë.
Protestojnë edhe për paratë që jepen për fondin e ekselencës, lekë që jepen për miqtë e Ramës dhe qeverisë.
Pikërisht për këto para, studentët sot kanë nxjerrë edhe emrat e disa përfituesve që janë njerëzit e Ramës dhe jo vetëm.