Protesta e studentëve shqiptarë vazhdon të marrë mbështetje edhe nga ndërkombëtarët.
Shumë shoqata kanë dalë në krah të tyre.
Sot ata kanë marrë edh mbështetjen e Shoqata Erasmus Mundus.
Deklaratë Solidarizuese-Protesta e Studentëve Shqiptarë
Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, të cilët po protestojnë ndaj tarifave të larta, që për rrjedhojë zvogëlojnë aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor.
Programet e Erasmus-it bazohen në parimin e qasjes së barabartë nga studentët në Sistemet e Arsimit të Lartë pavarësisht përkatësisë së tyre. Ne synojmë krijimin e kushteve të barabarta për studentët pavarësisht origjinës së ndryshme sociale, financiare, kulturore dhe kombëtare, duke theksuar rëndësinë e një edukimi cilësor për këdo që e kërkon atë.
Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, që po protestojnë kundër tarifave të larta, që kanë sjellë ulur aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor.
Duke pasur parasysh efektet e tjera që sjell një vendim i tillë, EMA inkurajon cdo person që ndikon në marrjen e vendimeve pozitive në këtë drejtim. Kur zërat bëhen së bashku, ata mund të dëgjohen më shumë.
Jemi të keqardhur megjithatë që një ngjarje e tillë ndodh në kulmin e fushatës sonë #DoesItMatter, që bazohet pikërisht në mundësitë e barabarta për të gjithë, ndaj është e rëndësishme të kuptohet pse keni ndërmarrë një vendim të tillë.