Protesta studentore do të spostohet sot nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit përpara Kuvendit të Shqipërisë në orën 10:00, pikërisht atëhërë kur do të fillojë edhe seanca plenare e javës.
Grumbullimi i studentëve do të bëhet nëpër fakultetet e tyre si gjatë këtyre dhjetë ditëve , në orën 8:30 deri në 9:30. Në 9:30 do të nisë marshimi drejt parlamentit.
Por, studentët kanë vendosur edhe një kusht për pjesëmarrësit: "Protesta duhet të vazhdojë paqesisht deri në mbarimin e seancës parlamentare dhe sapo seanca të përfundojë, do të përshkallëzohet tek Kryeministria. Studentët e kanë vendosur,” thuhet në përfundim të njoftimit.