Një grup studentësh e kanë gdhirë edhe sot përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, teksa protesta e tyre hyn në ditën e nëntë.
Pritet që ditën e sotme (13 dhjetor 2018) dy grupet e shpërdara para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë të mblidhen para Kuvendit, ndërsa është parashikuar dhe seancë plenare.
Studentët mbeten të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj dialogu me kryeministrin Rama, pa u miratuar më parë 8 kërkesat që kanë parashtruar, ku më kryesorja është përgjysmimi i tarifave të shkollës.
Në Kuvend pritet që të shqyrtohen edhe dy amendamentet e LSI-së të depozituara një ditë më parë, ndërsa nuk dihet ende nëse Partia Demokratike do ti bashkohet kësaj nisme për tu kthyer në Parlament.
Ora 09:33 Studentët e Universitetit të Mjekësisë Tiranë marshojnë drejt Kuvendit
Ora 09:11 Edhe studentët që protestuan para MAS zhvendosen te Kuvendi
Një prej studenteve që kaloi natën para Ministrisë së Arsimit thotë se protesta do të zhvendoset para Kuvendit, ndërsa pas orës 10 nuk dihet si do vijojë.
Studentja: Për momentin do të ikim te Parlamenti pastaj në orën 10 nuk e di si do të vijojë. Plotësimi i 8 pikave mbetet i panegociueshëm.
Ora 09:01 Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë stacionohen pas Kuvendit, ndërsa para godinës është vendosur një kordon policie.
Ora 08:54 Nis mbledhja e studentëve te Shkencat e Natyrës.
Ja 8 pikat e panegociueshme të studentëve