Rama iu trembet studentëve, hyn nga dera e pasme e Kuvendit. 8 deputetë të opozitës thyejnë bojkotin

E Enjte, 13 December 2018 10:22

I gjendur i rrethuar nga studentët që mprotestojnë në ditën e tyre të nëntë, kryeministri Edi Rama ka preferuar që të hyjë në Kuvend nga dera e pasme, duke shmangur incidentet.

Ndërkohë sot pritet që të kthehen në Kuvend 6 deputetë të opozitës,të cilët do të shtrojnë çështjet e studentëve.

Deputetët nga PD që janë rikthyer në Kuvend; Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Izmira Ulqinaku dhe Valentina Duka

Deputetët e LSI që janë rikthyer në Kuvend: Petrit Vasili, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi

LSI ka propozuar dje disa amendime të ligjit për Arsimin e Lartë, që sipas kësaj force politike do ti jepnin zgjidhje kërkesave të studentëve.

Në marrjen e fjalës së tij deputeti demokrat Boçi u shpreh që situata zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës nga qeverisja e vendit.

‘’Studentët janë ngritur kundër zhvatjes që iu bëhet, propozimet tona duhet që ti dëgjoni me vëmendje”, u shpreh Boçi.

Ndërkohë që lidhur me një nga kërkesat e LSI-së që është ndryshimi i buxhetit, Balla tha se kjo është e pamundur sa kohë që Buxheti ndodhet tashmë në zyrën e presidentit Meta.

 

Login to post comments