Gjimnazistët në Berat janë ngritur në protesta në përkrahje të studentëve.
Nxënësit e gjimnazit 'Kristaq Capo' nuk u futën në mësim dhe dolën në sheshin qëndror të qytetit për të protestuar, duke dalë në mbrojtje të studentëve të Tiranës dhe në të gjithë vendin.
Ata janë shprehur se do të ishin më të shumtë në numër nëse do lejoheshin të gjithë nxënësit të dilnin nga shkolla.
Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe qytetarët beratas.