Studentët janë treguar guximtarë duke i dalë për zot vetes së tyre dhe duke mos u dorëzuar për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ata ndodhen para ambienteve të Parlamentit, teksa i kërkojnë qeverisë të miratojë kërkesat e tyre.
Në ditën e 9 të protestës, nuk mungojnë as tentativat për të mos lejuar fjalën e tyre. Mësohet se qeveria i ka ndërprerë dritat anash Kuvendit në mënyrë që të mos punonte fonia.
Për këtë protestë të sotme, studentët ngritën një podium ku kishte një foni me 5 bokse që zëri i tyre të dëgjohej sa më shumë.