Një tjetër revoltë e qytetarëve ka nisur në Shqipëri. Janë banorët që janë prekur nga projekti i ndërtimit të “By-pass”-it të Fierit. Ata kanë marrë vetëm këstin e parë për shpronësimin e tokës së tyre, në gjurmën e “By-pass”-it të Fierit.
Janë rreth 100 familje, të cilat thonë se nuk kanë marrë asgjë. Ndërkohë që punonjësit e firmave nënkontraktore të “By-pass”-it të Fierit kërkojnë pagat e munguara që prej dy vitesh.
Që prej asaj kohe, ata protestojnë duke bllokuar punimet. Pasi bllokuan për rreth 30 minuta rrugën nacionale Fier-Seman, protestuesit ndërprenë punën e mjeteve të “By-pass”-it të Fierit