Sejko u kërkon bankave të japin kredi

E Enjte, 13 December 2018 14:50

Ecuria e përgjithshme e ekonomisë shqiptare, gjatë vitit 2018, duhet vlerësuar si pozitive, me një qëndrueshmëri të sektorit bankar dhe me premisa solide biznesi. Ky ishte mesazhi kryesor që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë përcolli gjatë takimit vjetor të Shoqatës së Bankave.

Guvernatori Sejko shtoi se, rimëkëmbja ekonomike është e prekshme në gjithë dimensionet e saj. Sipas tij, ritmi i rritjes është përshpejtuar, punësimi është rritur, ekuilibrat e brendshëm dhe të jashtëm të vendit janë forcuar, ndërkohë që treguesit kryesorë të shëndetit të sektorit bankar paraqiten në përmirësim.

“Inkurajues është fakti se burimet e rritjes ekonomike janë në rritje dhe të mirëdiversifikuara. Nga ana e kërkesës agregate, rritja ekonomike u mbështet nga rritja e eksporteve të mallrave e shërbimeve, si dhe nga rritja e konsumit dhe e investimeve të brendshme. Ndërkohë, nga një këndvështrim sektorial, zgjerimi i aktivitetit ekonomik reflekton një kontribut më të spikatur të prodhimit në sektorin e industrisë dhe në atë të shërbimeve. Së fundi, duke gjykuar nga ecuria e faktorëve makroekonomikë, rritja ekonomike është ndihmuar nga ambienti financiar stimulues, nga ecuria më e favorshme e partnerëve tanë tregtarë, nga bilancet e përmirësuara financiare, si dhe nga një këndvështrim më optimist i bizneseve dhe familjeve për të ardhmen.”0 tha Guvernatori.

Ndër të tjera, shtoi z. Sejko, Shqipëria ndodhet edhe përpara një momenti madhor në rrugën e saj të zhvillimit e integrimit: çeljen e pritur të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Këto negociata duhen parë domosdoshmërisht si një ankorë e rëndësishme zhvillimi dhe si një garanci shtesë për investitorët vendas e të huaj.”-theksoi Guvernatori i BSH-së.

“Viti që po mbyllet konfirmoi qëndrueshmërinë e sektorit bankar shqiptar. Ai mund të vlerësohet i veçantë për vetë faktin që sistemi përjetoi ndryshime strukturore të rëndësishme, të cilat priten të finalizohen në vitin që po hyjmë. Veprimtaria e sektorit vijoi të zgjerohej, duke mbetur e mirëkapitalizuar, likuide dhe me fitim. Raporti i kredive të këqija vijoi përmirësimin, duke kapur vlerën më të ulët të këtyre 8 viteve të fundit, 12.89% në shtator, ndërkohë që edhe depozitat përjetuan rritje, e cila u kanalizua në investime në tituj, dhe më pak në kreditim. Sigurisht, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe fshirjet e kredive të humbura, kanë ndikuar statistikisht në treguesit e ecurisë së kredisë, ndërkohë që niveli i kreditimit në monedhën vendase ka vijuar të dominojë mbi atë në valutë. Megjithatë përtej kësaj, vlerësoj se niveli i përgjithshëm i kreditimit të ekonomisë është ende larg potencialit dhe mundësitë për të zgjeruar kredidhënien janë të shumta.”- tha Sejko.

Megjithatë përtej faktorëve strukturorë, theksoi guvernatori, ai shtoi se duhet reaguarë për të shmangur gjendjen stanjante në kreditimin e ekonomisë. Për një ekonomi që duhet të zhvillohet me ritme të shpejta, për të arritur më pranë niveleve të Bashkimit Evropian, situata duhet të ndryshojë dhe nivelet e kreditimit duhet të jenë më të larta, duke treguar kujdes konstant edhe për shëndetin e tij.

“Infrastruktura financiare e sektorit bankar u fuqizua më tej gjatë vitit 2018. Banka e Shqipërisë dhe Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave kanë vënë në zbatim strategjinë kombëtare për fuqizimin e tregut të pagesave me vlerë të vogël dhe rritjen e shkallës së përfshirjes financiare të popullatës. Rezultatet e para janë premtuese dhe ato do të pasohen nga hapa të tjerë të Bankës së Shqipërisë dhe të sektorit për të mundësuar arritjen e objektivit sasior për dyfishimin e popullsisë që zotëron një llogari bankare, deri në vitin 2022.

Përfshirja financiare e popullatës përbën një nga prioritetet e rëndësishme të momentit. Gjatë vitit 2018, Banka e Shqipërisë dhe sektori bankar i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë përfshirjes financiare dhe edukimit financiar të popullatës. Tashmë është vërtetuar se rritja e përfshirjes financiare të popullatës ndikon në rritjen e mirëqenies së saj në mënyrë të harmonizuar. Për këtë qëllim, ndërmjet të tjerash kemi ideuar dhe vënë në zbatim një sërë projektesh edukuese të përshtatura për segmente të ndryshme të popullatës. Edukimi financiar, botimet specifike të natyrës informuese mbi produktet dhe shërbimet bankare, së bashku me zhvillimet në infrastrukturën e pagesave dhe në shërbimet e pagesave, janë hapa konkretë për një mundësi më shumë për akses financiar nga çdo segment i popullatës.”-përfundoi guvernatori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...