Rezistenca e studentëve ka vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës edhe pse temperaturat ishin shumë të ulta e të shoqëruara edhe me reshje shiu.
Një grup i vogël studentësh e kaluan natën përpara Kryeministrisë në shenjë proteste për tetë pikat.
Rikthimi i reshjeve të shiut nuk i ka penguar ata që të qëndrojnë në Bulevard gjatë gjithë natës me çadra dhe mushama mbi supe.
Megjithatë siç shihet edhe nga pamjet, numri i studentëve që ka qëndruar jashtë, ka qenë simbolik kjo për të treguar se revolta vazhdon dhe nuk ndërpritet për asnjë moment.