Një 28 vjeçar është plagosur me thikë në Mat.
Ngjarja ka ndodhur tek 'Kryqëzimi i Koliqit', ku shtetasi E.K, 27 vjeç, banues në Burrel, për motive të dobëta ka goditur me thikë duke i shkaktuar plagë në trup, shtetasit M.I, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë arrestimin e autorit.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokutorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale " Plagosje e rëndë me dashje", " Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".