Studentët e fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe të Mjekësisë po marshojnë drejt kryeministrisë.
Moti i kerq dhe me shi nuk i favorizon shumë megjithatë studentët janë të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.
Ndërkohë një grup studentësh kaluan natën para kryeministrisë edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje shiu
"Nuk ka rëndësi vendi se ku do protestojmë, rëndësi ka që ne nuk heqim dorë nga plotësimi i 8 kërkesave"
Kjo është dita e 10-të e rezistencës së studentëve.