Ushtria e Kosovës, Berisha: Ditë historike për kombin shqiptar!

Premte, 14 December 2018 12:19

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar ngritjen e ushtrisë së Kosovës.

Mesazhi i Berishës:

Të dashur miq, sot parlamenti i Republikës se Kosovës, ne një akt historik për konsolidimin e pavarësisë se saj votoi për ngritjen e Ushtrisë.

Duke përshëndetur përzemërsisht këtë votim, uroj qe forcat e armatosura te Kosovës te shndërrohen ne një partnere te vërtet te ushtrive te SHBA dhe vendeve anëtare te NATO-s, garanci e kufijve te Republikës se Kosovës dhe kontribuues i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit te rajonit tone.

Urime Kosove.

Login to post comments