Në Ditën Ndërkombëtare të Konkurrencës, biznesi shqiptar kërkon më shumë ndërhyrje nga ana e institucioneve të pavarura, të cilët duhet të garantojnë konkurrencën e lirë dhe të ndershme.
Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka këto institucione duhet të analizojnë dhe krahasojnë të dhënat, edhe në drejtim të konkurrencës rajonale.Vetë institucionet e pavarura, sikurse janë Autoriteti I Konkurrencës, Autoriteti I Komunikimeve Elektronike dhe Postare apo Enti Rregullator I Energjisë kërkuan më shumë bashkëpunim mes tyre, me qëllim garantimin e konkurrencës së ndershme.
Sipas tyre, garantimi i konkurrencës së lirë dhe të ndershme është mënyrë më e mirë për shërbime publike të përballueshme dhe cilësore.