Një qytetare angleze ndan ushqim për studentët në protestë: Mos lejoni që politika t’iu ndalojë

Premte, 14 December 2018 16:41

Një grua nga Britania e Madhe i është bashkuar protestës së studentëve duke i mbështetur ata me fjalë, por edhe duke ndarë ushqime për të rinjtë e pranishëm. Ajo jeton në Shqipëri, dhe shprehet se kërkon që fëmijët e saj të edukohen në këtë vend një ditë, duke shtuar gjithashtu se dëshiron që ata të kenë akses të plotë në edukim.

“Unë nuk jam studente dhe nuk jam nga Shqipëria por, ju mbështes fort ju të gjithëve, për disa arsye. Së pari, sepse si qytetare që po jetoj në ketë vend dhe që kam në plan të vazhdoj të jetoj, dua që të keni të njëjtat të drejta edukimi siç unë kam pasur fatin të kem. Së dyti, nëse do të kem fëmijë, ata do të edukohen këtu, dhe unë dua që ata të kenë akses të plotë edukimi. Unë ju mbështes ju dhe mendoj që mbështetja duhet të jetë edhe nga gjithë Komisioni Evropian. Ndaj vazhdoni dhe mos lejoni që politika t’ju ndalojë”, – u shpreh ajo.

Login to post comments