Qendra e Eksporteve Shqiptare (AFI) i ka dërguar shkresen e dytë zyrtare Ministrit të Financave dhe Ekonomise Z. Arben Ahmetaj, per dijeni Z. Edi Rama, Z. Niko Pleshi mbi ndryshimet ligjore sa lidhet me çështjen e TVSH së produkteve bujqësore, ku i paralajmëron se kjo situatë do fusë në kolaps gjithë sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit, do imponojë dhunshëm evazionin e detyruar nga operatorët në të gjitha nivelet dhe do rrisë importet e produkteve ushqimore duke passjellë uljen e prodhimit vendas.
Thelbi i këtyre ndryshimeve, sipas shkresës konsiston në faktin se produktet bujqësore do të blihen përmes autofaturimit (që përbën mbi 90% të shitjeve nga fermerët) me TVSH të njohur 6% dhe do të tregtohet tek konsumatori fundor me TVSH 20%.
Ky ndryshim, thuhet në shkresë në fakt sjell situatën që ishte para vitit 2014!
Kur u ndryshua në 2014 ky nivel i diferencuar mes TVSH në blerje dhe në shitje të produkteve bujqësore, u konstatua bindshëm që ishte një absurd dhe që kishte sjellë
– përjashtimin e produkteve vendase nga zingjiri i tregëtimit formal (në supermarkete dhe industri) të produkteve bujqësore dhe
– përbënte shtysën kryesore për të vijuar domosdoshmërisht informalitetin
Ndërsa nga verifikimi i motiveve të kësaj skeme fiskale të vendosur në vitin 2008, u konstatua se shkaku ishte banal: niveli i rimbursimit të TVSH për fermerët në masën 6% ishte kopjuar nga vende të BE, por pa marrë parasysh se në shitje niveli i TVSH nuk ishte 20% si në Shqipëri.
Pas ndryshimit në vitin 2014, thuhet në shkresë, vihet re se jo vetëm se u rritën bindshëm ekpsortet (mbi dyfish krahasimisht me 2014 dhe mbi trefish krahasimisht me 2013) por u ulën ndjeshëm importet e produkteve bujqësore.
Mirëpo zbatimi i skemës së re u shoqërua me një interpretim thellësisht të gabuar nga Ministria e Financave, duke mos u thelluar në argumentat e sjella nga Ministria e Bujqësisë që i paraprinë këtij ndryshimi të madh, sqarohet në letër.
Kështu skema e re shtriu efektet edhe për rastin e eksporteve të produkteve bujqësore duke njohur TVSH e autofaturuar si të rimbursueshme, ndonëse në këto raste as nuk mblidhet as nuk paguhet TVSH, pasi në eksport TVSH është zero.
Pra u deformua thellë principi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH)
– skema me 6% në blerje dhe 20% në shitje të të njëjtit product deformon rëndë parimin e pagesës së tatimit mbi vlerën e sshtuar, pasi operatori ndërmjetës përveç 20% tatim mbi vlerën që ai i shton produktit duhet të paguajë edhe 14% të vlerës së krijuar nga një operator tjetër (fermeri informal) para tij.
– në kushtet e pamundësisë objective të qeverisë për të detyruar që çdo fermer të shes me një faturë me TVSH, barazimi I TVSH së autofaturuar me TVSH në shitje rivendos parimin fiscal ku çdo operator paguan tatim mbi vetëm vlerën e shtuar prej tij dhe rrjedhimisht solli rezulatett e paralajmëruara në relacionet e Ministrisë së Bujqësisë dhe demonstrohen qartazi nga grafiku i mësipërm
– ndërsa rimbursimi i TVSH së autofaturuar (dhe jo i asaj të paguar nga eksportuesit) për produktet e eksportuara për të cilat TVSH e pagueshme është ZERO, përbën deformim të plotë pasi në fakt operatori paguhet për një tatim që nuk e ka paguar kurrë: as ai as krijuesi i vlerës së mëpërparshme (fermeri)
Ndryshimi mes operatorëve që tregtojnë në tregun vendas dhe atyre që eksportojnë, konsistonte në faktin se; operatorët e tregut vendas u zhveshën nga detyrimi për të paguar taksën e të tjerëve, ndërsa eksportuesit kanë përfituar jo taksën e paguar prej tyre por efektivisht kanë marrë një subvencion pa u deklaruar si i tillë.
Natyrshëm që me zbërthimin që bëmë më lart nuk kemi kundërshtime që sektor të caktuar të bujqësisë të subvencionohen aq më tepër për eksport, por kjo masë duhet bërë në mënyrë të drejpërdrejtë si e tillë (subvencion) e jo duke deformuar parimet e TVSH – për pasojë të të cilave munguan para në buxhet e rrjedhimisht sërish pa u menduar gjatë kalohet në zgjidhje ´´kthim mbrapa´´ që do të deformojnë rëndë tregun, thuhet në shkresën e eksportuesve.