Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit për motivin e armëmbajtjes pa leje. I riu ishte banues në fshatin Sebisht, ku në shtëpinë e tij u gjet një armë gjaku ‘Çifte’, të cilën e posedonte pa leje nga autoritetet përkatëse.
Gjithashtu, policia konfiskoi disa fishekë arme gjahu, 1 elektrik dore dhe 1 prozhektor.
Informacionet paraprake i janë dorëzuar Prokurorisë së Elbasanit, e cila do hetojë më tej ngjarjen.