Protesta, Studentët në ditën e dymbëdhjetë, e hëna do të jetë masive, kombëtare

Diel, 16 December 2018 08:52

Studentët vazhdojnë protestën edhe sot, në ditën e 12. Ndonëse temperaturat dhe moti me shi nuk ka qenë në favor të tyre, ata kanë qëndruar përpara kryeministrisë dhe premtojnë se do të qëndrojnë deri në fund, kur kauza e tyre të realizohet. Ditën e hënë, studentët kanë premtuar një protestë masive, ku përveç tyre do të marrin pjesë edhe mjaft qytetarë që i mbështesin. Ata këmbëngulin në realizimin e 8 kërkesave pa dialog me kryeministrin.

Këshillat Studentorë, në një njoftim publik bëjnë me dije se protesta do të vijojë, madje paralajmërojnë se ditën e hënë do të jetë masive, kombëtare. Ata i bëjnë thirrje çdo qytetari që të bashkohet me to. Sipas deklaratës, studentët do të mblidhen nesër në orën 10:00 në Fakultetet përkatëse dhe në orën 11:00 do të nisë marshimi sensibilizues. Marshimi do të bëhet para Kryeministrisë dhe në orën 11:30 do të fillojë protesta e studentëve ku do të kërkohet plotësimi i kërkesave të tyre. Ndërkohë që të hënën Këshillat studnetorë parlajmerojnë se do të zhvillohet një protestë kombëtare.

 

Studentët pohojnë se askush nuk është caktuar të dialogojë me qeverinë, se kërkesat janë të parashikuara si të drejta njerëzore dhe studentore në ligjet ekzistuese të vendit dhe në premtimet elektorale të shumicës socialiste.

Protestës së studentëve të universiteteve të Tiranës iu bashkuan edhe studentët e universiteteve publike të Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Shkodrës, Korçës dhe Gjirokastrës.

Praktikisht prej afro dy javësh të gjithë auditorët universitarë të vendit janë bosh dhe nuk po kryhen leksione apo studime të tjera.

Studentët pohojnë se ndjehen të fyer nga epitetet e kryeministrit Rama, kur ditën e parë i quajti ngelës, ndërsa sot i quajti një grusht njerëz, kur në fakt bëhet fjalë për mbi 100 mijë vetë në të gjithë universitetet.

Studentët thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se askush nuk mund të dialogojë me zyrtarët në emër të tyre.

Ata nuk besojnë tek bisedimet me kryeministrin Rama, ndaj nuk pranojnë asnjë bisedim, por që nevojat e tyre minimale për jetesë dhe studime më të mira të plotësohen nga autoritetet.

Protestuesit pohojnë se qysh nga miratimi i ligjit të ri të arsimit, ata dhe prindërit e tyre ka 4 vjet që grabiten nga autoritetet, të cilët po abuzojnë me paratë e familjeve të tyre, duke ua vështirësuar përherë e më tepër jetesën universitare.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...