Një tjetër protestë ka shpërthyer në jugun më të largët të Shqipërisë. Banorët e fshatit Shkallë në Bashkinë e Konispolit janë hedhur në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar rrugën. Mësohet se protestuesit përveç rrugës kanë bllokuar edhe të gjitha pikat e grumbullimit, për shkak të çmimit sipas tyre të ulët të mandarinës. Ata shprehen se mandarina po shitet me 30 lekë, që sipas tyre është e padrejtë.