Një autobus i nisur nga Xhenova në Itali me destinacion final Dusseldorfin, është përplasur me një mur mbrojtës në autostradë afër Zyrihut në Zvicër. Mediat raportojnë se një grua vdiq në aksident dhe 44 pasagjerët e tjerë u plagosën, me tre prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë media zviceriane “Blick” shkruan se mes të plagosurve janë edhe dy shtetas shqiptarë. Policia lokale njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 4:15 në autostradën A3 dhe kur arritën ekipet e shpëtimit, shumë pasagjerë ishin akoma të bllokuar brenda mjetit.