Largimin e mjekut Luan Brahusha nga spitali i Shkodres, deputetja e PD, e konsideron nje lajm te hidhur jo vetem per banoret e Shkodres, por te gjtihe veriut te Shqiperise. Reagimi i saj ka ardhur para pak minutash ne rrjetin social FB.
Ja cfare shkruan deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ne FB
"Dorëheqja nga ushtrimi i profesionit në Spitalin e Shkodrës të dr.Luan Dragushës, është lajmi më i hidhur për qytetarët e Veriut të Shqipërisë. Largimi i tij është ulërima më e madhe që i bëhet sistemit të kalbur të shëndetësisë. Pasi erdhi nga Amerika me dëshiren për të kontribuar dhe për të dhënë më të mirën për vendin e tij, ai mori nga Qeveria Shqiptare eksperiencën e një të arrestuari.
I nderuar dhe i shumë respektuari dr.Luan Dragusha ju falenderoj pafundësisht për punën dhe përkushtimin me të cilin ju punuat në Shkodër. Rrallë ndeshemi me mjek kaq profesionistë dhe human si ju!
Qeveria Shqiptare ju vlerësoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme! Pushtetarët sot, përkrahin të fortët, të paaftët, bandat e krimit dhe drogës. Për vendin jeni vlerë e shtuar por u kthyet në kohën e gabuar.
Me shpresën se vendimin do ta rishikoni në një të ardhme, ka mbetur vetëm t'i lutemi Zotit që të jemi shëndosh e mirë, sepse mjekët po braktisin vendin cdo ditë e më shumë".