Skandali i ‘DH Albania’, kompanisë offshore që fitoi 2 tendera publik me dokumentacion të falsifikuar, ka nxitur Konfindustrinë të propozojë një ligj që të ndalojë pjesëmarrjen e kompanive të regjistruar në parajsa fiskale nga prokurimet publike apo çdo lloj bashkëpunimi me agjenci shtetëore.
Mungesa e një sistemi të fortë drejtësie për Gjergj Buxhukun e bën dhe më të domosdoshëm ndërmarrjen e një nisme të tillë.
“Ne nuk kemi një sistem që të ketë mundësi t’i gjurmojë këto kompani”.
Madje sipas tij dhe vetë përfaqësues të sistemit të drejtësisë mund të kenë fshehur të ardhurat e tyre në parajsat fiskale.
“Edhe subjekte të Vettingut mund të kenë përdorur këto kompani për fshehje të pasurisë”.
Buxhuku thotë se nga këto kompani dëmtohet jo vetëm ekonomia, por dhe sektorë të tjerë.
Qeveria thotë se kontrata me “DH Albania” nuk i ka dëmtuar financat e shtetit pasi do të sekuestrohet garancia që kjo kompani ka lënë kur është firmosur marrëveshja. Por ndryshe mendon kreu i Konfindustrisë.
Sipas Buxhukut, kompani guackë kanë shtrirë aktivitetin e tyre në sektorin finaciar, bankar, hidrokarburet, infrastrukturë e teknologji.