Protestës së thirrur sot nga studentët dhe e mbështetur edhe nga qyfterët në Tiranë pritet ti bashkohen edhe studentë nga rrethet e ndryshme të vendit.
Nga Korça janë nisur rreth 200 studentë, të cilët do t'i bashkëngjiten protestës që të zhvillohet në Tiranë. Studentët janë nisur që në orët e para të mëngjesit me 4 autobusë.
Kauza e studentëve është jo politike, prandaj në protestë janë thirrur të gjithë shqiptarët, pa dallime.