Presidenti Meta kujton rezultatin historik të Shqipërisë ndaj Gjermanisë

Hënë, 17 December 2018 09:25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka kujtuar rezultatin historik ndaj Republikës Federate Gjermane.

1967-rfgj-shqiperi-0-0-640x360-470x264

Si sot 51 vite më parë Shqipëria s’kualifikoi nënkampionët e botët. Kreu i shtetit ka kujtuar me nostalgji golin e Gjinalit që u anulua në mënyrë absurde nga gjyqtari. Meta nuk ka nguruar të përcjellë mirënjohjen e veçantë për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik për emocionet e paharruara.

shqiperi-gjermani8-470x306

STATUSI I PRESIDENTIT ILIR META:

Si sot 51 vite më parë, Shqipëri-R.F.Gjermanisë 0-0. Ky rezultat historik për ekipin tonë Kombëtar të futbollit dhe skualifikimi i nënkampionëve të botës e riktheu vendin tonë të harruar në Europë përmes futbollit të luajtur me aq pasion e dashuri nga ai ekip i jashtëzakonshëm që është gdhendur thellë në kujtesën dhe zemrën e të gjithë sportdashësve.

Të gjithë kujtojnë ende me nostalgji golin e paparë të Gjinalit, që vetëm arbitri nuk e pa! Një homazh dhe vlerësim të veçantë për të mëdhenjtë, të cilët nuk jetojnë më, Loro Boriçi, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Panajot Pano, Medin Zhega e Frederik Jorgaqi. Një mirënjohje të veçantë për ata të cilët akoma na përcjellin ato emocione të paharruara si Koço Dinella, Alfred Gjinali, Teodor Vaso, Ramazan Rragami, Ali Mema, Sabah Bizi. Respekt për të gjithë Ju!

Ilir Meta

Login to post comments