Mijëra forca policie blindojnë Kryeministrinë

Hënë, 17 December 2018 10:16

Protesta e studentëve ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit.

Pranë ambienteve të kryeministrisë është vënë  re një prezencë e madhe e forcave të policisë.

Masat e policisë vijnë pas paralajmërimit se protesta do të jetë mbarëkombëtare dhe studentët i kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që ti bashkohen kauzës së tyre.

Ndërkohë policia është në gatishmëri, për të përballuar çdo situatë.

Modifikuar më Hënë, 17 December 2018 10:27
Login to post comments