U merrnin para shitësve, në pranga 3 policë të Bashkisë së Tiranës

Hënë, 17 December 2018 12:40

Tre policë bashkiakë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar në zonën e Laprakës. Bëhet e ditur sa ata u merrnin para shitësve ambulantë.

Ndalimi i 3 policëve të Bashkisë së kryeqytetit, është bërë me urdhër-arrest të Prokurorisë së Tiranës.

Emrat e policëve të arrestuar: Eduart Dafku, Hekuran Rrafmani dhe Nuredin Doçi.

Nga hetimet ka rezultuar se këta efektivë lejonin tregtarët ambulantë të zinin trotuaret duke u marrë nga 500 lekë çdo ditë. Hetimet e nisura pas kallëzimit të vetë tregtarëve.

Lufta kundër informalitetit që aq shumë u trumbetua nga ana e qeverisë Rama duket se është katandisur në gjoba 500 lekëshe për hallexhinjtë dhe të pamundurit.

Policët e Veliaj u merrnin para shitësve ambulantë dhe i kërcënonin aata se nuk do t’i lejonin të shisnin nëse nuk jepnin ryshfet për çdo ditë.

Login to post comments