Ndërsa studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama pa u plotësuar 8 kërkesat e tyre, ky i fundit ka nisur përpjekjet për takime në auditoret e fakulteteve. Një takim i tillë thuhet se do të zhvillohet në orën 17:00 në fakultetin e Gjeologjisë.
Lajmi është bërë i ditur nga pedagogu Redi Muçi, njëherësh aktivist i Organizatës Plitike dhe lëvizjes “Për Universitetin”, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Teksa shprehet: Naltmadhnia vjen në orën 17:00″, ka publikuar një email të tij drejtuar kolegëve, ku u kërkon të mos marrin pjesë në këtë takim.