Protesta e studentëve nga e gjithë Shqipëria vazhdon edhe sot, në ditën e saj të 15 me bojkot bsolut të mësimit në të gjithë universitetet e vendit.
Ashtu si dhe dje, studentët kanë parashikuar mbylljen me dyer apo shirita simbolikë të hyrjeve të fakulteteve dhe do të grumbullohen në 8:30 për të marshuar drejt Kryeministrisë.
Sot, për herë të parë nuk mund të thuhet me siguri destinacioni i tyre, pasi në njoftimin e hedhur në rrjetet sociale nuk ka një axhendë si në ditët e kaluara.
Dje, protesta u përshkallëzua me bllokimin e kryqëzimeve kryesore të Tiranës, veçanërisht Zogut të Zi. Sot, nuk dihet se çfarë vendimi do të marrin sot.