Një ndër dy aspektet më pozitive të luftës ndaj pastrimit të parave në Shqipëri, është pikërisht sistemi bankar, së bashku me kuadrin legjislativ. Diçka e tillë thuhet qartë në raport, por nga ana tjetër e nënvizoi të Hënën në Tiranë edhe kreu i “Moneyval”, gjatë prezantimit të raportit të 5-të monitorues për vendin tonë sa i përket pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Në raportin prej 235 faqesh thuhet: “Bankat kanë një njohje të mirë të rreziqeve që burojnë nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, si dhe detyrimet e tyre karshi autoriteteve, duke ndërmarrë masa parandaluese në mënyrë të atillë që të jenë në proporcion me nivelin e rrezikut”.
“Sektori bankar ka një marrëdhënie konstruktive, si me Bankën e Shqipërisë ashtu dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Kjo marrëdhënie karakterizohet nga një komunikim i fortë, përfshirë këtu shoqatën e bankave”, thuhet më tej mes rreshtave në raport.
Pjesa dërrmuese e institucioneve financiare jo-bankare, gjithashtu vlerësohen se kanë njohur të mire të rreziqeve që burojnë nga pastrimi i parave dhe masave që parandaluese që duhen të ndërmarrin, por jo sa i përket financimit të terrorizmit.