A mund të zgjidhet kriza universitare me plotësimin e 8 kërkesave?

Tuesday, 18 December 2018 14:38

Nga Romeo Gurakuqi

Jane ne fakt 8 kerkesa qe synojne te shkojne drejt thelbit te sistemit, por qe nuk do te arrijne dot te zgjidhin problemet afatgjata te shkolles se larte ne Shqiperi.
Kuadri legjislativ dhe institucional i krijuar nga socialistet eshte i teri nje improvizim, i bazuar mbi interesa te ngushta, shpesh here antishteterore, kunder rrjedhes demokratike te vendit dhe jo i perputhshem me rregullimin e pernjimendte te sistemit te shkollimit.
Disa vite me pare kam pas shkruar se,
sëmundjet e sistemit universitar, janë në fakt, pjesë e sëmundjeve të rënda që po kalon shëndeti shtetëror, demokracia shqiptare, liria në përgjithësi dhe e gjithë shoqëria jonë e çoroditur që s’po arrin të hyjë dot në një stabilitet demokratik, ligjor dhe në rrjedhat normale të një shoqërie të lirë dhe të hapur ndaj progresit dhe konkurrencës së ndershme nën kontrollin e sovranit.
Për rrjedhojë, sado masa reformuese, korrektuese dhe stabilizuese që të ndërmerren, ato nuk mund të jenë të qëndrueshme, të vërteta dhe funksionale, në qoftë se sistemi ynë shtetëror nuk do të bëhet vërtetë demokratik, shteti i ligjit nuk do të jetë një fakt veprues në këtë vend, në qoftë se në sistemin arsimor nuk investohet me emergjencë dhe përparësi.
Ndaj korrigjimet reformuese në arsim, është e këshillueshme të vendosen në bllokun e përgjithshëm reformativ të sistemit politik dhe politikave zhvillimore. Arsimi cilësor është një autostradë e parë që i mungon vendit, që në qoftë se vazhdon të mungojë në të ardhmen, krijon kushtet që të shkatërrohet barbarisht çdo autostradë sado mirë e ndërtuar në këtë vend.

Ëndrra e çdo studenti shqiptar është studimi cilësor, ndërtuar mbi një vëllim librash që hapin dritaren e dijes për mësim permanent, të përditësuar; është udhëzimi mbi një metodologji të përshtatshme kërkimore, në një shkollë të hapur, të lirë, por jo jashtë kontrolleve të publikut, ku profesorati nuk është i distancuar nga mendja e studentit, nga librat e përparimi i përditshëm sistematik, por është pjesë e ekipeve të think tankers. Pyetja që bëhet sot është: Ku ndodhemi ne?

Publiku duhet te dije se perpjekjet per reformim te sistemit universitar ne Shqiperine e tranzicionit kane pësuar sistematikisht ndërhyrje të rënda shformuese, në boshtin e tyre, nga influenca e dy grupeve të interesave të përkundërta brenda bashkësisë universitare:
a) të kastës ose murit konservator burokratik regresist të ekipeve menaxheriale e pedagogjike të universiteteve shtetërore, dhe
b) bashkësisë po aq diverse të interesave të pronësisë së universiteteve private.
Te dy këto grupime janë perdorur nga politika per interesa te shumefishta: propagande dhe ndikim, marketim diplomash dhe titujsh, etj.

Per rrjedhoje, kriza e sotme universitare nuk mund te zgjidhet brenda kuadratimit te sotem politik dhe as me improvizime momentale dhe emocionale. Eshte e nevojshme qe 8 kerkesat te plotesohen menjehere, por puna e njimendte korigjuese te vijoje, mbi nje tavoline te koordinuar reformash teresore.
Ne qofte se kriza politike qe ka kaperthyer vendin do te duhet te zgjidhet nga nje grup ekspertesh konstitucionaliste, kriza universitare eshte e keshillueshme te vendoset ne shqyrtimin e Keshillit te Arsimit te Larte dhe Shkences, i rikompozuar me anetaresi profesionale, qe s'mund te vije me, as nga kasta nepotike e univeristeteve dhe as nga politika.
Eshte mira qe keto dite te fundit te vitit 2018, pasi e kane lodhur vendin deri ne shterrim, socialistet t'i hapin rruge interesave te medha te publikut dhe nacionit, permes nxjerrjes ne prapavije te Edi Rames dhe pranimit te themelimit te nje qeverie te elites se vendit. Kjo qeveri eshte e nevojshme qe te vendose menjehere ne veprim nje grup ekspertesh konstitucionaliste, qe do te pergatisin reformat e ristabilizuese te respubica-s.
Puna duhet te filloje me perkufizimin e karakteristikave te liderit te ri te ekzekutivit dhe me pikasjen e Kryeministrit te tranzicionit jo socialist, qe e don vendin dhe i respekton vertete qytetaret shqiptare.
Ne qofte se rruga do te kaloje permes kompromiseve balancuese mes partive, kriza do te vijoje pa fund. Perndryshe, perkufizimi i sakte i parimeve, pikasja e liderit te duhur dhe ngarkimi i tij me autoritetin e nevojshem per korigjim te sakte, mund te hape nje sinjal shprese per rikthim te stabilitetit te vendit dhe sherimit te sferes publike nga korrupsioni, krimi dhe sundimi i oligarkise se blloqeve te reja tiranase.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...