Gjesti heroik i shqiptarit nga Kosova, Fidan Bejta në Suedi ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Ai bëri një veprim heroik teksa shpëtoi plot 20 fëmijë nga një sulm agresiv me thikë.
Një grua tentoi t’i godiste me thikë vogëlushët në park teksa ata ishin duke luajtur.
Fale ndërhyrjes së Fidanit është bërë i mundur shpëtimi i tyre.
Shqiptari do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, nga shteti suedez.
Pas ngjarjes heroike, i riu shqiptar mori një mesazh inkurajues nga ylli suedez Zlatan Ibrahimoviç.
Ai i shkruan:
Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty. Ajo që bëtë nuk është diçka që secili do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”.