Protesta, studentët bëjnë lëvizjen e beftë ditën e sotme

E mërkurë, 19 December 2018 08:24

Sot, në ditën e tyre të 16 të revoltës, studentët kanë vendosur të zhvendosin protestën e tyre për herë të katërt brenda këtyre dy javëve. Sot ata do të grumbullohen përpara Korpusit qendror, aty ku siç shprehen në njoftimet e shpërndara në rrjetet sociale, gjenden fajtorët e situatës së tyre: rektorët.

Në njoftim thuhet: “Korpusi është godina e parë qeveritare e ngritur, pra përfaqëson Universitetin e Tiranës, nga i cili dolën të gjithë universitetet e tjerë. Dhjetori i dytë vazhdon.

Për t’i vënë të gjithë fajtorët me shpatulla pas murit, rektorët, dhe për të treguar që jemi të gjithë bashkë, studentët pa ngjyrime politike, në ora 10:00 tek Korpusi qendror.

T’i tregojmë politikës se jemi më të zgjuar se ajo, se nuk kanë rëndësi numrat, por kauza. Kauza jonë është e drejtë, kërkesat tona duhet të plotësohen patjetër. Aty duhet të jemi të gjithë më të bashkuar se kurrë për të çuar zërin tonë në vendin e të gjithë fajtorëve.”

Studentët e zhvendosën fillimisht protestën e tyre nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë përpara Ministrisë së Arsimit.

Ditë më pas ata protestuan përpara Parlamentit për t’u zhvendosur tek Kryeministria.

Pasi protestuan disa ditë përpara Kryeministrisë, ata bllokuan simbolikisht kryqëzimin e Zogut të Zi dhe disa kryqëzime të tjera, duke u kërkuar ndjesë qytetarëve për shqetësimin.

Sot, studentët, do të grumbullohen në një pikë të re: tek Korpusi qendror.

auto_48426591_2178267019093206_5080034717244325888_n1545203909.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...