“Më kapi prej fyti”, studentët në Vlorë shpërthejnë në akuza ndaj Ramës pasi braktisën sallën

E mërkurë, 19 December 2018 11:55

Kryeministri Edi Rama po organizon një takim me studentë dhe pedagogë të Univeristetit të Vlorës, ndërkohë që shumë studentë nuk e kanë mirpritur.

Një grup i madh studentësh vendosën që të braktisin takimin, duke mos pranuar që të dëgjojnë asnjë përgjigje nga kryeministri Rama.

Studentët pas braktisjes së sallës u shprehën jashtë kamerave për Fax News, se ishin dhunuar nga kryeministri, ndërkohë që salla ishte mbushur me FRESSH-istë. Ato nuk pranuan të dalin në kamera, por siç dëgjohet në audio studentja shprehet se është kapur për grykësh nga kryeministri në momentin që po futej brenda ambienteve të Universitetit të Vlorës.

Ndodhi që kryeministri jo vetëm që na dhunoi. Kryeministri nuk na lejoi që të futeshim për arsye se të gjithë ato që ishin aty, ishin FRESSH-istë, nuk kishte asnjë student. Jo vetëm studentë që skishte, por edhe gra.”

Gazetarja: Ju po thoni që ju kapi prej gryke!?

Po, po kryeministri na dhunoi. Na thanë që nuk kishte vende dhe ato vende që ishin të zëna ishin të zëna nga FRESSH-istët.”- u shpreh një studente.

Login to post comments