Ironia e Manjanit ndaj Ramës: Çudi, edhe në Vlorë pakënaqësi! E kurdisi kazani apo …

E mërkurë, 19 December 2018 15:40

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar Kryeministrin Rama për takimin që zhvilloi sot me studentët e Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”.

Përmes një statusi në “Facebook” shkruan se është çudi që edhe në Vlorën ku u zgjodh kryeministri si deputet ka pakënaqësi?!

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani

“Çudi! Në Vlorë, ku u votua vetë Kryeministri, paska pakënaqësi! Ta ketë kurdisur opozita edhe këtë?! Apo kazani?!”, shkruan Manjani.

 

Modifikuar më E mërkurë, 19 December 2018 15:45
Login to post comments