Del mashtrimi i Ramës për Mynyr Konin, Rektorin që denoncoi Shullazin

E mërkurë, 19 December 2018 18:30

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar ka reaguar pas akuzave se ai merr 11 paga nga angazhime të ndryshme të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Koni shprehet: “Nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, i dekretuar që në muajin Maj 2016, për arsye të funksionit tim si Rektor jam anëtar vetëm në Bordin e Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (angazhim ky pa pagesë).”

Më tej ai thotë se përveç këtyre dy angazhimeve, nuk ka qenë dhe nuk është i angazhuar askund tjetër.

Reagimi i plotë:

Prej disa ditësh, në disa media të shkruara dhe elektronike, jam fajësuar pa asnjë të drejtë, për faktin se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, paguhem me 11 paga në muaj, për arsye të angazhimit tim në borde apo këshilla të institucioneve të ndryshme.

Nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, i dekretuar që në muajin Maj 2016, për arsye të funksionit tim si Rektor jam anëtar vetëm në Bordin e Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (angazhim ky pa pagesë).

Nuk jam dhe nuk kam qenë asnjëherë:

⦁ 1. Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë
⦁ 2. Anëtar i Këshillit Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë
⦁ 3. Nënkryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual, Durrës
⦁ 4. Kryetar i Këshillit të Statistikave
⦁ 5. Anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë
⦁ 6. Këshilltar i Dhomës së Tregëtisë
⦁ 7. Anëtar i Këshillit të Qarkut dhe KKRT, Tiranë
⦁ 8. Anëtar i Këshillit të Lartë të Kërkimit Shkencor dhe Vlerësimit të Titujve Akademik
⦁ 9. Anëtar i Këshillit të Profesorëve në Universitetin e Vlorës

Login to post comments