Shqipëria ka vendosur të shpallë persona të pa dëshiruar dy diplomatë të ambasadës së Iranit në Tiranë.
Sipas Ministrisë së Jashtme, ata dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.
Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.